Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Varem, po mori Lekët ai”, ish-drejtorit i kalojnë 12 pagat sipas gjykatës

2023/10/02 at 9:41 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Varem, po mori Lekët ai”, ish-drejtorit i kalojnë 12 pagat sipas gjykatës

Në datën 21 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një problematikë nga qyteti i Lezhës. Dritan Gega, ish-drejtor i shkollës 9-vjeçare “Pashko Vasa” në Shkodër, u lirua nga detyra në vitin 2020. Ai kishte punuar prej 22 vitesh në arsim.

Pas lirimit nga detyra, Dritani iu drejtua gjykatës dhe Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Shkodër vendosi që Dritan Gega të dëmshpërblehej me 12 paga dhe ky vendim përbënte titull ekzekutiv. Gega tha se drejtori i DRAP Lezhë nuk e ekzekuton vendimin me arsyen se çështja është apeluar.

23 Shtator 2023:

Dritan Gega: Kam punuar në arsimin shqiptar 22 vite. Në vitin 2014-2020, kam punuar drejtor pranë shkollës “Pashko Vasa”, në qytetin e Shkodrës. Në vitin 2020, jam larguar në shkelje flagrante të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, nga ish-drejtori Bardhok Pulaj. Gjykata Civile Shkodër e ka marrë çështjen. Një kalvar seancash, e ka kaluar në Gjykatë Administrative. Gjykata Administrative, më datën 15.03.2023 është shprehur: Urdhri i lirimit Dritan Gega, është i paligjshëm dhe kam dëmshpërblimin. Dëmshpërblimi i ka shkuar drejtorit të DRAP-it, drejtorit të ri, Hasan Muça, i cili me arrogancën e tij, as nuk i përgjigjet vendimit të gjykatës, as përmbarimit gjyqësor, as mua si person dhe më ka sjellë dëm shumë të madh. Unë kam tre fëmijë minorenë. Nga emisioni Stop unë kërkoj të më jepet një e drejtë, domethënë është një detyrim kushtetues, ushqimi i fëmijëve.

Më 15 Mars 2023, Gjykata Administrative në Shkodër vendosi që DRAP Lezhë të shpërblejë paditësin me 12 paga për zgjidhjen e kontratës së punës si drejtor i shkollës. Në këtë vendim citohet se përbën titull ekzekutiv dhe duhet të ekzekutohet nga përmbarimi gjyqësor brenda 6 muajve pasi vendimi të marrë formë të prerë. Në vendim thuhet se mund të bëhet ankimim, por se gjykata do të vendosë që vendimi të jepet me ekzekutim të përkohshëm. Kjo do të thotë që vendimi duhet të ekzekutohet menjëherë nga përmbarimi pavarësisht ushtrimit të ankimit nga pala paditëse.

“Stop” foli me Drejtorin e DRAP Lezhë, Hasan Muça dhe punonjësin e burimeve njerëzore, Pashk Alia, të cilët e interpretuan sipas oreksit të vet vendimin e gjykatës. Majde Alia tha se pranon të varet nëse ky ekzekutim është i ligjshëm.

Shefi i burimeve njerëzore: DRAP Lezhë brenda 5 ditëve ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë ankimimin dhe deri në këtë moment nuk kemi shqyrtim nga ana e gjykatës. Kjo do të thotë se nëse nuk do të ma kishte dhënë të drejtën e ankimimit mua.

Gazetarja: Ta jep të drejtën e ankimimit.

Shefi i burimeve njerëzore: Unë pranoj të varem sot nëse ekzekutimi i vendimit në këto kushte është i ligjshëm.

Pas transmetimit në emsionin “Stop”, vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër u ekzekutua dhe pagat kaluan në emër të qytetarit Dritan Gega.

Denoncuesi: Përshëndetje! Pasi u adresova në redaksinë tuaj, ju u paraqitët në DRAP Lezhë. Prezenca juaj bëri që DRAP Lezhë, të zbatojë vendimin e gjykatës. Mua më kaluan pagat. Jam konfuz, ishte i paligjshëm ky vendim për 10 muaj për DRAP-in Lezhë. Për dy ditë, pasi u paraqitët ju në DRAP Lezhë, ky vendim u bë i ligjshëm. Ju falenderoj ju pa masë, se ma zgjidhët problemin tim./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
Rajoni

Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

10 Korrik, 2025 8:50 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Para
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës

Policia aksion në Vlorë, shoqërohen disa persona

Policia aksion në Vlorë, shoqërohen disa persona

Tensionet me Kosovën, Vuçiç: Nuk duam asnjë lloj përplasjeje me NATO-n

Tensionet me Kosovën, Vuçiç: Nuk duam asnjë lloj përplasjeje me NATO-n

TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com