Ka disa ditë që një mur befasues pak përtej cepit veroir të Urës së Ibrit, po e trazon Mitrovicën si qytet, Prishtinën si kryeqendër të shtetit dhe Brukselin si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi.
Struktura prej betoni sikur mbiu pa plan dhe u bë temë kryesore e politikës vendore.
Shqiptarët menduan që serbët po e bëjnë atë për ta ndarë qytetin.
Kjo pjesë e ndjeshme e Mitrovicës ka qenë e ndaluar që qarkullim të lirë gjatë gjithë pasluftës, pothuajse.
Nga 2011 e këndej Ura ishte bllokuar fizikisht me një masë të madhe dheu e gurësh, duke izoluar veriun serb me jugun shqiptar.
Por, situata me pengesa ka mundur të jetë më e rëndë, qysh më 2001, njofton Klan Kosova.
Atëherë kishte plane serioze për të ndërtuar një mur përnjëmend ndarës, që sponsorizohej nga ndërkombëtarët.