Aktualitet

Video/Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave, momenti kur policët zbulojnë…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 10/09/22 |
Opi Nion

Sistemi i Policisë së Shtetit ka rënë pre e një sulmi kibernetik, që sipas autoriteteve shqiptare shqiptare, besohet se ka ndodhur nga Irani.

Aktualisht sistemi TIMS nëpër doganat shqiptare është i mbyllur, duke shkaktuar radhë dhe kaos në pikat kufitare. Po kështu edhe sistemet e tjera të Policisë së Shtetit janë të bllokuara.

Por hakerat iranianë nuk janë mjaftuar më kaq, ata mesa duket kanë hyrë edhe në sistemin e survejimit me kamera sigurie.

Haceruesit kanë publikuar një video në faqen ‘Homeland Justice’ pasi kanë sulmuar sistemin TIMS në Shqipëri, ku shfaqet njëri nga sportelet e Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit.

Pamjet tregojnë momentin kur policët në pikën kufitare të Rinasit zbulojnë se kanë rënë pre e një sulmi kibernetik. Polici i bën rifresh sistemit dhe pasi ai nuk funksionon nis të hedhë të dhënat e qytetarëve manualisht në regjistër.

Pas