Gjermania dhe Polonia kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin C
Pas fitores prej 2:0 ndaj Ukrainës, Gjermania e Joachim Löw nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë përball polakëve.
Dy skuadrat kishin rastet e veta në këtë mbrëmje, por rrjetat nuk u tundën, duke përfunduar ndeshja ashtu siç filloi.
Ky ishte barazimi i parë pa gola këtë edicion në Euro 2016. Polonia dhe Gjermania tani kanë nga katër pikë, në vendin e tretë gjendet Irlanda e Veriut me tre pikë pas fitores ndaj Ukrainës.