Kronikë

VIDEO/ Furgoni del nga rruga dhe bie në kantier, plagoset shoferi dhe pasagjeri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 11/02/22 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku shtetasi A. H., që drejtonte një furgon ka dalë nga rruga dhe si pasojë, mjeti ka rënë në një kantier ndërtimi. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit furgon, shtetasi A. H., dhe pasagjeri K. K., janë transportuar në spital, ku jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 11.02.2022, rreth orës 12:30, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin e tij fugon, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H., dhe pasagjeri K. K., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

 

Pas