Ish-kryeministri, Sali Berisha është nisur drejt Tropojës, aty ku këtë të mërkurë do të zhvillojë “Foltoren” e radhës.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, teksa publikon një video të vitit 2013 të shoqëruar me vallen e Tropojës, Berisha bën me dije se është nisur drejt vendlindjes.
“Drejt Vendlindjes! Rroftë Malsia e Gjakovës. sb”– shkruan Berisha.
Ditën e sotme “Foltorja” do të zhvillohet në orën 16:30 në Pallatin e Kulturës “Dardania”.