Aktualitet

Varianti “Omicron” i Covid, Manastirliu: Dimri do kërkojë më shumë masa


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:10 - 01/12/21 |
Opi Nion

Varianti i ri i Covid-19, “Omicron” , ka shqetësuar mbarë botën, ndërsa raste janë konfirmuar tashmë edhe në Europë, në Gjermani, Itali , Holandë, Austri etj.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një vizitë në qendrën e Vaksinimit në Arenën Kombëtare, ka folur lidhur me situatën e pandemisë në vendin tonë dhe nisjen e sezonit të dimrit, i cili shton virozat respiratore.

Ministria vuri theksin te vaksinimi, i cili sipas saj është thelbësor në kushtet e përballjes me variantet e reja.

Manastirliu paralajmëroi se do të ketë një rishikim të masave aktuale, se sa po zbatohen ato por edhe të reja, por sipas saj sezoni i dimrit do të kërkojë më shumë masa.

“Tani me variantin e ri Omicron ende ka shumë të dhëna që priten e besoj që javën në vijim institucionet ndërkombërare do vijojnë të kenë më shumë të dhëna për rrezkishmërinë në raport me infektimet në raport me hospitalizimet. Emërues i përbashkët është vaksinimi, sa më shumë të vaksinuar aq më shumë jemi të mbrojtur e aq më pak lejojmë që variantet e reja të vijojnë mutaiconet, vaksinimi pengon dhe lindjen e mutacioneve, ndaj edhe është fjala kyçe e OBSH.

Në raport me variantin e ri u vu theksi tek vijimi i zbatimit të masave që Shqipëria i ka dhe janë për të vijuar te vaksinimi, maska në ambientet e brendshme distancimi higjiena, etj.

Në kuadër të këtij shqetësimi që praktikisht është ngritur në gjithë botën është variant shqetësues por jo për tu futur në panik, ne jemi duke vlerësuar të gjitha masat që kemi aktualisht, zbatimin e masave si janë duke u zbatuar, prandaj do kemi një kalibrim të tyre padyshim duke pasur parasysh dinamikën e situatës epidemilogjike.  Kalibrimi i masave do jetë i njëtrajtshëm duke vlerësuar dhe vendimet që do merren. Vaksinimi ,duhet të vijojë me ritme të larta.

Do shikojmë të gjitha masat e zbatueshmërinë e tyre për të vlerësuar se si shkojmë dhe në sezonin e dimrit që kemi hyrë dhe që do kërkojë akoma më shumë masa”, tha Manastirliu.

Pas