Dy fshatrat më të rrezikuara nga flakët në zonën e Dropullit, ku zjarri po iu afrohet banesave, janë Goricë dhe Fratar.
E teksa duket se situata është e rënduar, sipas Tv Klan dy avionë kanë mbërritur nga Greqia për të vënë nën kontroll flakët.
Sikurse duket edhe në video, dy avionë grekë po ndihmojnë në shuarjen e flakëve që kanë përparuar nga maja e malit drejt zonave të banuara duke kërcënuar seriozisht jetën e banorëve.
Tymi ka shkaktuar edhe asfiksi të rëndë për një banor nga fshati Frashtan, i cili ka pësuar infarkt dhe pritet të dërgohet në Janinë./Opinion.al