Life Style

Video/ Fierakët i këndojnë presidentit turk: Erdogan nuk bën më nëna


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 21/01/21 |
Opi Nion

Grupi i Polifonisë së Guri Rrokajt i kanë kushtuar një këngë Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Kënga është realizuar pasi Turqia ndihmoi Shqipërinë për procesin e rindërtimit pas tërmetit si dhe pas vendimit për të ndërtuar një spital në Fier.

Në tekstin e këngës, thuhet se Erdofani e ndihmoi Shqipërinë siç ndihmon nëna fëmijën e saj.

Vargjet e këngës

Lajmi bukur mori dhënë, në gjithë botën sot po zjenë

Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj

Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna

Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital

Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del

Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin

Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,

Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!/ Opinion.al

 

Pas