Kryesore

VIDEO/ Euro 2020: Hungaria frenon Francën në Budapest


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:17 - 19/06/21 |
Opi Nion

Është mbyllur me barazim takimi i sotëm në Euro 2020 mes Hungarisë dhe Francës.

Dueli i grupit F në Euro 2020, që u luajt në “Puskas Arena” (Budapest) të mbushur plot me tifozë vendas, përfundoi në barazim 1-1. Të dyja skuadrat nuk i ndalën sulmet për asnjë moment, duke bërë një lojë të hapur.

Ishin hungarezët ata që kaluan të parët në avantazh pasi në minutën e 47-të, mbrojtësi Fiola dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni.

Sakaq, në pjesën e dytë dominoi më shumë Franca, e cila barazoi në minutën e 66-të. Grizman shfrytëzoi një top të mbetur në zonë, nga pasimi i Mbape, për ta dërguar atë në rrjetë.

Në fund ndeshja u mbyll në barazim, por hungarezët nuk hezituan të festonin pasi ndalën favoritët numër 1 të këtij Europiani./Opinion.al

Pas