Teknologjia është e jashtëzakonshme, pasi të jep mundësi të mëdha për të raportuar e për të përcjellë lajmin. Ky profesor dhe specialist i situatës në Korenë e Jugut, Robert E.
Kelly, ishte lidhur direkt nga shtëpia e tij në Seul me studion qendrore të BBC-së në Londër. Ai po pyetej për daljen përpara gjykatës të presidentes, Park Geunhye.
E ndërsa Kelly po jepte komentin nga dhoma e tij, në fillim futet një fëmijë, e pastaj një tjetër, të cilët e ndryshojnë komplet situatën. Në dhomë më pas futet me shpejtësi një femër që i merr fëmijët. E pavarësisht përpjekjes së saj për të mos u dukur, gjithçka u pa nga shikuesit britanik.