Ditën e sotme opozita zhvilloi për rreth një orë protestë në pesë qarqet kryesore të vendit.
Por, gjatë protestës është regjistruar dhe një incident në rreth-rrotullimin e sheshit “Shqiponja në Tiranë.
Një qytetar nuk ka dëgjuar thirrjet e turmës dhe ka tentuar të kaloj me makinën e tij mes protestuesve. Kjo ka bërë që një nga protestuesit të përplaset fizikisht me shoferin, duke e qëlluar atë.
Ka qenë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfrontimin fizik mes protestuesit dhe shoferit.
Pas ndërhyrjes së kreut të PR, shoferi ka mundur të kalojë rrugën, duke u larguar nga protestuesit e opozitës./ Opinion.al E.Xh.