Bota

Gabimi/ Në Sri Lanka nuk janë 300 të vdekur, por…


               Publikuar në : 20:26 - 25/04/19 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë në Sri Lanka ka njoftuar se numri i viktimave nga shpërthimet e ndodhura në Pashkët e së dielës është 253 dhe jo 353 siç është raportuar deri më tani.

Ministria fajësoi për këtë gabim në llogaritje nga ana autoriteteve. Ditën e diel ndodhën një seri shpërthimesh ne kisha dhe hotele në zonën e Colombo dhe në qytetin lindor të Batticaloa.

Sipas autoriteteve, 27 të vdekur ishin shtetas të huaj. Po ashtu qindra vetë u plagosën nga shpërthimet në tre kisha dhe tre hotele.

Shpërthimet ndodhën gjatë kohës që besimtarët katolikë po kremtonin Pashkët. Në lidhje me shpërthimet ISIS është shprehur se gjithçka është organizuar prej tyre.

Ndërkohë, policia ka vazhduar kontrollet dhe bastisjet në vend, ndërsa ka publikuar edhe fotot e 7 personave të shumëkërkuar në lidhje me sulmet e së dielës së Pashkës./ Opinion.al E.Xh.

Pas