Aktualitet

Video e plotë/ Ekzekutimi i Birçaj në Vlorë, në makinë edhe një 20-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 12/05/21 |
Opi Nion

Dy ditë pas vrasjes së Bledar Birçajt në Vlorë, nga kamerat e sigurisë së zonës janë zbuluar detaje të reja. Sikurse shihet nga pamjet ditën e vrasjes në makinën e Birçaj kanë qenë 2 persona.

I pari është indentifikuar si Granit Deromema, një efektiv policie i antidrogës. Por sot është mësuar se në makinë ka qenë dhe një i afërm i Birçaj, Edison Zeneli.

Në videon e plotë të vrasjes konstatohet Zeneli, i cili ka qenë i ulur në sediljet e pasme dhe ka tentuar të hapë derën teksa atentatorët qëllojnë me breshëri. Ndërkohë Deromema ka qenë i ulur para dhe shihet teksa del nga makina pas atentatit dhe mundohet të shoh atentatorët, por këta të fundit ishin të maskuar.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme në Vlorë ku 40-vjeçari, Bledar Birçaj u vra në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit.

Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë.

Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë./Opinion.al

Pas