Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv që ka nisur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet.
I shoqëruar nga ministrja, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer kritikat. Teksa po inspektonte çadrat ku po kryhej vaksinimi Rama tha: Te radha atje, të kishit vënë disa karrige. Të moshuarit të ulen në rresht dhe të rrinë. Ndërsa Manastirliu u përgjigj: Po po, i kemi aty. Dakord, do i vëmë tani.
Ndërsa një qytetare e cila sapo ishte vaksinuar tha se kishte dy fjalë për kryeministrin. “E bëra vaksinën, por nuk iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, në momentin e duhur në vendin e duhur Shqipërisë ju gjet njeriu i duhur!” , tha e moshuara. “Po lëri këto!”, -u përgjigj Rama./Opinion.al