Pas publikimit të skandalit, ku punonjëset e një azili në Pejë dhunuan një të moshuar, familjarët e kësaj të fundit kanë kërkuar daljen e saj nga kjo qendër.
Sikurse shfaqet dhe në videon e publikuar më poshtë, e moshuara ka lënë qendrën e azilit ku dhe u dhunua nga një punonjëse e këtij institucioni.
Në video shfaqen dy vajza të cilat mes puthjeve e shoqërojnë për tek makina të moshuarën. Sipas mediave kosovare njëra prej vajzave që e shoqëron është e bija.
Ndërkohë, kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 29 tetor, ndërsa janë arrestuar dy punonjëset të këtij institucioni./Opinion.al