Kronikë

Video/Drogë në parcelën e misrit, gjendet një makinë në kanal, dyshohet se…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:44 - 20/07/22 |
Opi Nion

Një makinë është gjetur në një kanal në zonën e Baltzës në Fier, vetëm disa kilometra larg vendit ku u zbulua parcela me kanabis në fshatin Mujalli.

“Klan News”, raporton se dyshohet se në brendësi të automjetit të ketë lëndë narkotike.

Ndërkohë, një tjetër automjet, që dyshohet se ka shkuar për të ndihmuar të parin, është bllokuar në afërsi të kanalit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që efektivë të FNSH po bëjnë kontrolle në zonë.

Aktualisht ka mbërritur një karroatrec që po mundëson nxjerrjen e mjetit nga kanali. Mendohet që dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Fieri.

Në parcelën me kanabis ndërkohë vijon puna për numërimin dhe shkuljen e bimëve narkotike, të mbjella mes misrave.

Pas