Kronikë

Itali/Sherr për përdorimin e tualetit,17-vjeçari plagos me thikë egjiptianin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:06 - 20/07/22 |
Opi Nion

Një 17-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili banonte në një  strehë për të mitur e pashoqëruar në Valsamoggia, në zonën Bolognese, u denoncua nga karabinierët se kishte sulmuar dhe goditur me thikë një bashkëmoshatar egjiptian që ndodhej në të njëjtën qendër.

Sipas ngjarjes së rikonstruktuar nga mediat italiane, sherri mes të rinjve ka lindur për përdorimin e tualetit. Në një moment shqiptari morri një thikë nga dhoma e tij dhe sulmoi djalin tjetër duke e goditur në dorën e majtë.

I shpëtuar nga stafi i strukturës, i plagosuri u dërgua me autoambulancë në spitalin e Bazzano-s.

I riu shqiptar akuzohet për  veprat penale armëmbajtje pa leje dhe plagosje e rëndë./Opinion.al

Pas