Momentet e shpresës janë të pakta në zonat e shkatërruara nga tërmetet e së hënës në veri të Sirisë dhe Turqinë jugore.
Por ekipet e shpëtimit vazhdojnë të luftojnë për të nxjerrë të bllokuarit nën rrënoja.
Një djali të ri sirian të quajtur Muhammed, i cili ishte bllokuar nën rrënoja për gati 45 orë në Hatay, I është dhënë ujë për të pirë nga një tapë shishe para se të nxirrej jashtë ndërtesës së shkatërruar.
Kjo video është shpërndarë në rrjete sociale dhe ka patur reagime shumë të mëdha.
“Bravo Muhammed”, shkroi gjithashtu dhe kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem İmamoğlu në rrjetet sociale.