Bota

Video/Diplomatët dalin nga salla në momentin që Lavrov mban fjalën e tij në OKB


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 01/03/22 |
Opi Nion

Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë u larguan nga salla gjatë një fjalimi me video-direkte të ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në Konferencën e OKB-së për Çarmatimin në Gjenevë ditën e sotme.

Një video e postuar nga delegacioni francez tregonte dhjetëra zyrtarë që largohen nga salla, ndërsa Lavrov e nisi fjalimin e tij përmes lidhjes me video.

“Largohuni nga BE-ja dhe partnerët e saj”, shkruhet bashkëngjitur me videon e publikuar në “Twitter”, kur Lavrov po mbante fjalën e tij në konferencën e sotme.

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre që ai i quajti masa “të egër” nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës./Opinion.al

Pas