Aktualitet

VIDEO/ Digjet një makinë në qendër të Elbasanit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:12 - 18/04/20 |
Al Do

Një automjet është djegur sot në qytetin e Elbasanit rreth orës 14:50.

Ngjarja vjen një ditë pasi u dogjën dy makinat e familjes së ish-kreut të Gjykatës së Elbasanit Arben Vrioni në lagjen Kongresi Elbasanit.

Sipas policisë automjeti tip ‘Renault’ që është djegur ditën e sotme është në pronësi të shtetasit T.K., i cili ishte i parkuar dhe si pasojë  mjeti është djegur  pjesërisht.

Ai ka qenë i parkuar në bulevardin “Aqif Pasha” pranë lulishtes “Kozma Naska”.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental thotë policia në njoftimin e saj. / Opinion.al

Pas