Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Dëshmitarët e Beer Fest: Dikush tha ikni se po qëllon ISIS

2016/07/31 at 1:02 PM
në Aktualitet, Kronikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Dëshmitarët e Beer Fest: Dikush tha ikni se po qëllon ISIS

Sheshi “Zahir Pajaziti” i kthehet normalitetit nga ngjarja e mbrëmshme që ndodhi në “Beer Fest”, ku nga e shtëna me armë u krijua paniku i njerëzve që ishin prezent me atë moment në rrëmujën e krijuar ku u lënduan pesëdhjetë persona.


Nga momenti kur u gjuajt me armë njerëzit kërkuan një vend, qoftë edhe ndonjë skutë për t’u fshehur, ku shumë nga personat e gjetën veten nën banakët dhe nëpër kuzhinat e lokaleve që janë përreth sheshit “Zahir Pajaziti”.

Nga ikja shumë prej njerëzve ju kishin zbathur edhe këpucët, e disa të tjerëve iu kishin mbetur bluzat në shesh.

Gjatë mëngjesit të sotëm, në afërsi të skenës së “Beer Fest”, pranë shkallëve ishin vendosur këpucët dhe bluzat, në rast se dikush shkon për t’i marrë ato.

Dëshmitarët për KosovaPress kanë rrëfyer ngjarjen se si ndodhi, duke thënë se edhe pse nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte, ata ikën. E vetmja gjë që iu futi frikën ishte britma e njerëzve, të cilët thoshin ‘Ikni, ikni ISIS”.

Arton Syla i tha KosovaPress, se ndërsa ishte në mes të turmës, dëgjuan një krismë arme, e cila shkaktoi panik, dhe njerëzit filluan të iknin.

“Qysh është më së miri ishim duke ndejt, kalonin njerëzit, shtynin pak, që është normale nëpër koncert, por pastaj erdhi një panik më i rëndë. U dallua që nuk është diçka në rregull. Njerëzit filluan ta shtyjnë dhe ta rrëzojnë njëri-tjetrin… Edhe unë, si krejt tjerët. Unë isha në mes, erdhën njerëzit duke na shtyer dhe na rrëzuan, mbi njëri-tjetrin, diqysh me u kap me ikë. Bërtitnin, qanin, thoshin: ikni, ikni… Patikën t’u ikë e kam hup. Njëherë erdh një krismë e madhe por nuk reagoi askush asgjë, por tek pas 30 minutave u dëgjuan disa krisma tjera dhe atëherë filluan të ikin”, tregoi Syla.

Edhe Egzon Syla ishte i pranishëm në koncertin e mbrëmshëm. Ai tregoi se nuk ka ditur se çfarë po ndodh, por thotë se incidenti erdhi pas një konflikti që patën dy-tre persona, ku pastaj njëri nga ta ka gjuajtur me armë.

“Këtu kemi qenë të pranishëm rreth orës 10 e 50 ka qenë kulmi i kënaqësisë, duke dëgjuar muzikë dhe pastaj na shtynë dhe na rrëzuan, ku më pas njerëzit na shkelnin duke ikur. Nuk e dinim çfarë po ndodh. Vetëm bërtitnin: ‘ikë, ikë se na ra ISIS’. Ne ikëm, pastaj pamë policinë duke ardhur, por nuk ke diçka tragjike, nuk ke ndonjë terrorizëm. Ke vetëm dy tre persona që janë gjuajtur mes vete, pastaj nga panika njerëzit kur kanë dëgjuar krisma nuk kanë ditur çka po ndodh. Ka pas konflikt mes njerëzve, kanë qenë të pirë a nuk e di se çfarë, dhe pastaj njëri ka ngrit armën lartë dhe ka gjuajtur, dhe turma ka dëgjuar krismën dhe kanë ikur”,tha Syla.

 

Nga paniku njerëzit hynë edhe në lokalet që gjendeshin përreth, që punëtorët e këtyre lokaleve nuk ia kishin as idenë se çfarë po ndodhte jashtë. Ata i kanë treguar KosovaPress, se kanë mbetur të habitur nga tollovia dhe paniku që u krijua.

Blerim Gashi, punëtor në lokalin “Matisse”, ka treguar se me t’u futur njerëzit në lokal kanë bërtitur, se ku të shkojnë, e ku të fshehën.

“Jam dal jashtë, kam mbet i habitur, veç kur kam pa njerëz duke kapërcyer shankin, kanë rrotulluar tavolinat, janë fshehur, disa kanë hyrë në kuzhinë për t’u fshehur, duke ikur nga paniku, frika…Çka me bo, ka me shku po gjuajnë me kallasha, jo ISIS, kësi fjalësh. Ka pas edhe mosha të mëdha, afërsisht 35 që e kanë kapërcye shankin”, ka treguar Gashi.

Disa punëtorë të lokaleve tjera përreth të cilët nuk deshën të prononcohen para kamerës, i kanë thënë KosovaPress se paniku ishte i panevojshëm.

Ata thonë se kjo ndodhi erdhi nga ngjarjet e fundit që ndodhën në Evropë, ato të sulmeve terroriste.

Ngjarjen e mbrëmshme e ka treguar edhe organizatori i “Beer Fest”, Ekrem Tahiri.

Ai tha për KosovaPress, se jo zyrtarisht e ka kuptuar që dikush ka shtënë me një armë me gaz.

Jo zyrtarisht kemi kuptuar që dikush paska shtënë me një armë me gazë, jo armë zjarri nëse mund t’i them lodër. Por ato krismat të cilat kanë shtënë kanë shkaktuar një panik bukur të madh të shumë pjesëmarrësve që kanë qenë këtu, ka qenë një numër shumë i madh, dhe pastaj pas këtij paniku është shkaktuar edhe një huti dhe njerëzit nuk e kanë kuptuar se çfarë po ndodh, dhe si pasojë janë disa njerëz të lënduar”, tregoi Tahiri.

Në hyrje të sheshit “Zahir Pajaziti”, has në bizneset dhe kompanitë e birrave, ku shumë njerëz mund të ndalen dhe të pinë aty. Mbase dihet që në këtë organizim të “Beer Fest”, marrin pjesë edhe të rinjtë e shumë, disa prej të cilëve janë edhe nën moshën 15 vjeçar. Megjithatë, Tahiri thekson që pijet alkoolike nuk lejohen për ata që janë nën moshën 18 vjeçar.

“Që ka mosha të reja është fakt i ditur sepse ‘Beer Fest’ që disa vite është festë familjare dhe këtu vijnë njerëz edhe me fëmijë, dhe faktikisht prindërit vetë e vendosin se a duan që fëmijët me dalë në shesh apo jo…. Që ka pas fëmijë, ka pas fëmijë, sepse ka qenë edhe programi artistik”, tha Tahiri.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vendosur që të revokojë lejen e Beerfest për sot e nesër. Kjo për shkak të mungesës së kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve, për shkak të numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e personave nën moshën 18 vjeçare në shesh. /Telegrafi/



Ju sugjerojmë

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës
Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës

23 Qershor, 2026 9:42 am
“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
Kronikë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

22 Qershor, 2026 5:35 pm
Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
Kronikë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

22 Qershor, 2026 11:01 am
Para
Foto/ U ul në Drymades, parashutisti ngel në rrjetën e volejbollit

Foto/ U ul në Drymades, parashutisti ngel në rrjetën e volejbollit

Mediat italiane: Mafia shqiptare po falsifikon edhe ilaçet

Mediat italiane: Mafia shqiptare po falsifikon edhe ilaçet

Kuronte me sodë buke pacientët me kancer, Apeli “fal” mjekun italian

Kuronte me sodë buke pacientët me kancer, Apeli “fal” mjekun italian

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
24 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në eventin për modernizimin e infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane, nuk u ndal vetëm te...

Lexo më shumë

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
24 Qershor, 2026

Situata aktuale me protestat dhe mesazhet që duhet të përcjellin drejtuesit politik të PS bashkë me ministrat. Këto janë temat...

Lexo më shumë

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin
24 Qershor, 2026

Senati i SHBA-së votoi të martën me 50 vota pro dhe 48 kundër për të miratuar një Rezolutë për Kompetencat...

Lexo më shumë

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
24 Qershor, 2026

Ndërsa miliona turistë zgjedhin çdo vit Shqipërinë për plazhet e njohura të Rivierës apo atmosferën e gjallë të Tiranës, ekziston...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}