Kryesore

VIDEO/ Derbi kryeqytetit, sherr masiv mes tifozerive


               Publikuar në : 18:24 - 29/09/19 |
Al Do

Në prag të derbit Tirana – Partizani, tifozeritë e dy skuadrave kryeqytetase janë përplasur në zonën pas porte.

Sherri është bërë masiv dhe ka përfshirë qindra tifozë. Për të qetësuar këtë situatë aspak normale është dashur ndërhyrja e forcave të policisë.

Përplasja ka ardhur pasi fonia e stadiumit, e cila është vendosur pranë tribunës ku qëndron tifozeria e Partrizanit, i ka irituar ata. Kjo ka bërë që ata të zbresin në fushë për ta hequr. Tifozët e Tiranës janë futur gjithashtu, dhe kaq është dashur që dy tifozeritë të konfliktohet.

Ende se sa të lënduar ka nga kjo ngjarje pasi përvec përplasjes fizike ka patur edhe flakadanë dhe sende të forta të hedhura. /Opinion.al

 

 

Pas