Aktualitet

VIDEO/ Denoncimi: Deputeti Alket Hyseni më grabiti pronën në Dhërmi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:06 - 23/03/18 |
b.f

Një zonjë e quajtur Irini Bua ka denoncuar publikisht deputetin e PS në Vlorë, Alket Hyseni. Ajo tha se përmes dokumenteve të falsifikuara, Hyseni ka përfituar 11 mijë metra tokë në bregdetin e Dhërmiut, ku do të ndërtohet një fshat turistik nga kompania e Papulit. Duke folur në një lidhje të drejpërdrejt për emisionin “Të paekspozuarit” në TCH, zonja Bua u shpreh: Janë falsifikuar dokumentet e pronësisë nga shtetasi Ilia Taka, një person i arrestuar për falsifikime. Pikërisht tek ky person ka blerë tokën deputeti i PS. Po kështu, Irini Bua tha se ka paditur edhe ish- kreun e Prokurorisë së Vlorës, Ramadan Troçi. “I lutem znj. Marku të vërë dorë në prokurorinë e Vlorës. Vlora ka probleme shumë me pronat”, tha Bua, duke apeluar kryeprokuroren Arta Marku.

Po kështu ajo tha se pasi Alket Hyseni na tjetërsoi pronësinë e tokës, Rama tha leje për fshat turistik. “Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë në Dhermi, dhe ne të mos kemi asnjë metër katror tokë. Kanë dhënë leje ndërtimi Papulit për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim”, theksoi ajo.

Mbi çështjen e pronave në bregdetin e jugut është shkruar edhe më herët.

Më poshtë shkrimi i rrjetit të gazetarëve investigativ BIRN mbi këtë çështje, botuar në nëntor të vitit 2017.

Në Dhërmi, në zonën e quajtur Perivolo, Irini Bua shikon çdo ditë se si në pronën që ajo thotë se e ka trashëguar nga të parët, po ndërtohet me firmën e kryeministrit një resort tjetër turistik i quajur ‘Ionian Olea’ -i vendosur gjithashtu në një zonë për investime strategjike në turizëm.

Edhe pse Bua ka bërë padi në prokurori për pronën dhe ka një urdhër gjykate që ndalon tjetërsimin e saj deri në përfundim të hetimeve, ajo shprehet se shitjet kanë vazhduar.

“Mbas vendimit të gjykatës që bllokon pronën deri në shqyrtimin e çështjes këtu janë bërë shumë shitblerje, prona është tjetërsuar komplet,” tha Bua.

Bua endet prej vitit 2002 dyerve të gjykatave dhe thotë se nuk do të heqë kurrë dorë nga e drejta e saj mbi pronën e trashëguar, ku ka si shpresë të fundit Gjykatën e Strasburgut.

Të pyetur nga BIRN, drejtori i projektit “Green Coast”, Ervin Kajno si dhe investitorët e projektit “Ionian Olea” Mirela Papuli dhe Artan Dumi, thanë se janë në dijeni te pretendimeve për pronësisë e tokës ku ato po ndërtojnë.
Investitorët shtuan se ata nuk janë pronarë të tokës, por kanë nënshkruar kontrata zhvillimore me subjektet që kanë pasur dokumente të certifikuara, të cilat nëse hidhen poshtë nga gjykatat ose institucionet e tjera shtetërore, ata do t’i respektojnë duke i kaluar përqindje të projektit tek personat që do të arrijnë ta argumentojnë ligjërisht pronën e tyre.
“Ne nuk kemi blerë asnjë pronë tashmë, pasi jemi në dijeni të problematikës që ka zona sa i përket çështjeve të pronësisë, qoftë për shkak të mbivendosjeve ashtu dhe të konflikteve që kanë palët me njëri- tjetrin,” tha Ervin Kajno.
“Për këtë arsye ne po nënshkruajmë vetëm kontrata zhvillimore me personat që kanë dokumente të certifikuara. Po kështu, në rast se nesër, personat me të cilët ne po nënshkruajmë kontrata zhvillimore do të atakohen me vendime gjykate apo dhe nga institucionet e tjera shtetërore, ne jemi të hapur që përqindja e interesit t’i kalojë individit që arrin të argumentojë ligjërisht pronën e tij,” shtoi ai.

Investitorët e projektit ‘Ionian Olea’, mbajtën një qëndrim të ngjashëm.

“Jemi më dijeni të konflikteve, ne si kompani nuk kemi blerë prona, ndaj dhe nuk jemi pronarë të tokës, por kemi kontrata zhvillimore, që do të thotë se nga zhvillomi i zonës në bazë të marrëveshjes pronarët do të përfitojnë përqindjet e tyre sapo objekti të vihet në punë,” tha Mirela Papuli për BIRN.


Video nga emisioni i mbremshem “Të paekspozuarit” ku u bë denoncimi për deputetin e PS, Alket Hyseni

Pas