Aktualitet

VIDEO/ Dëborë dhe mjegull, aksidentohen 2 kamionë në Rrugën e Kombit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:56 - 21/03/21 |
Opi Nion

Kushtet e vështira meteorologjike kanë përfshirë veriun e vendit teksa e kanë bërë të vëshitrë qarkullimin e automjeteve.

Dëbora dhe mjegulla në Rrugën e Kombit ditën e sotme ka sjellë dy aksidente, teksa fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Bëhet me dije se dy kamionë, njëri prej të cilëve me targa të Kumanovës kanë dalë nga rruga duke u përmbysur si pasojë e humbjes së kontrollit nga moti i keq.

Kujtojmë që reshjet e dendura të dëborës filluan pasditen e sotme në Kukës. Aksidentet janë shënuar te Tuneli i Kalimashit duke sjellë vështirësi dhe bllokuar trafikun. Nga përmbysja e kamionëve malli që po transportonin ka përfunduar në rrugë, në të cilën vijon hedhja e kripës për të shmangur bllokimin nga reshjet e dëborës./Opinion.al

Pas