Aktualitet

Video/ Debate në Kuvend, Balla i kujton rregulloren. Vasili:O skizofren, mos bëj si idiot



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:47 - 24/11/22 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme plenare në Kuvend.

Këtë herë ka qenë deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i cili është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla lidhur me nenin që përcakton minutazhin për të folur në Kuvend për secilin deputet.

Teksa Balla i ka sugjeruar Vasilit të lexojë mirë rregulloren, ky i fundit i është drejtuar deputetit të PS duke i thënë skizofren.

Vasili: Boll i gënjyem qytetarët. Neni 28 nuk thotë ashtu.

Balla: Lexoje, lexoje mirë.

Vasili: O skizofren, na lër të lexojmë, mos bëj si idiot.

“Debati është vetëm për kohën e deputetëve, 48 pika 3: Kur ka dakordësi të të gjithë grupeve parlamentare për kohën. Kjo do të thotë: vendosje e njëanshme e kohës nga grupi i PS, pra vendosin ata si të duan, ndaj 48 pika 3 jep gjithmonë kur ka dakordësi të madhe nga të gjitha palët, se bëhet fjalë për garantimin e të drejtave që nuk i privatizon dot një grup parlamentar”, tha Vasili./Opinion.al

 

Pas