Kronikë

Video/Dalin pamjet, si dy shqiptarët e rrahën për vdekje 42-vjeçarin grek



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:53 - 01/07/22 |
Opi Nion

Mediat greke kanë publikuar videon e sherrit mes shqiptarëve dhe shtetasit grek, i cili u rrah për vdekje. Në videon e bërë publike shihet se si në pak sekonda një sherr u shndërrua në një sherr të ashpër, që përfundoi me vdekjen e 42-vjeçarit.

Ngjarja e rënda ka ndodhur disa ditë më parë në Rafina të Athinës, ndërsa në pamje duket momenti kur të rinjtë rrahin grekun, sapo ai del nga tualeti i lokalit.

Në video duken dy të pandehurit shqiptarë teksa dalin nga tualeti i lokalit dhe i shkojnë afër 42-vjeçarit.

Viktima shihet duke i shtyrë të rinjtë, më pas ndërhyn pronari i lokalit për t’i ndarë, ndërsa për t’i dhënë fund episodit ndërhyn edhe punonjësja brenda lokalit.

Dy 24-vjeçarët që u arrestuan për vrasjen kanë dalë sot para hetuesve. Njëri prej tyre ka deklaruar se nuk kishte ndërmend që ta vriste, ndërsa autori i dytë është shprehur se ka “varësi ndaj alkoolit”.

Ndërkohë dy të rinj të tjerë, të cilët kanë dëshmuar si dëshmitarë okularë, janë akuzuar nga hetuesi dhe do të kërkojnë falje në ditët në vijim./Opinion.al

Pas