Aktualitet

VIDEO/ Çmimi i naftës, Tabaku: Shqipëria paguan si Suedia dhe Hong Kongu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:31 - 22/12/20 |
Semiljana Azizi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nëpërmjet një video të publikuar me deklarata të kryeministrit Edi Rama, e ka cilësuar rritjen e karburantit si të pa tolerueshme.

Sipas saj, të gjitha çmimet janë rritur, por rrijta e karburanteve është ndër aktet më të padrejta. Ndërkaq, thekson se Shqipëria sot paguan gati të njëjtin çmim si në Suedia dhe Hong Kongu, dy nga vendet më të pasura në botë.

Çmimet si në Suedi, jetesa si në Afrikë. Në 7 vjet, të gjitha çmimet u rritën, por rritja e çmimit të karburanteve është ndër aktet më të padrejta të Edi Ramës në kurriz të qytetarëve. Ai erdhi në pushtet me premtimin e uljes së çmimit, por e rriti taksën sapo mori drejtimin e qeverisë. Sot ne paguajnë gati me të njëjtin çmim si Suedia dhe Hong Kongu, dy nga vendet më të pasura në botë.”- thotë Tabaku

Ndër të tjera, në një njoftim në llogarinë e saj në “Facebook”, Tabaku shkruan se:

“Të gjithë e dime se këto 7 vjet kostoja e jetesës vetëm rritet.  E vetmja mundësi për të shpëtuar ekonominë tonë është largimi i Ramës.”

Mesazhi i Jorida Tabakut:

Çmimet si në Suedi, jetesa si në Afrikë. Në 7 vjet, të gjitha çmimet u rritën, por rritja e çmimit të karburanteve është ndër aktet më të padrejta të Edi Ramës në kurriz të qytetarëve. Ai erdhi në pushtet me premtimin e uljes së çmimit, por e rriti taksën sapo mori drejtimin e qeverisë. Sot ne paguajnë gati me të njëjtin çmim si Suedia dhe Hong Kongu, dy nga vendet më të pasura në botë.

Në çdo litër karburant, qytetarët paguajnë 240 lekë më shumë për shkak të taksës “Rama”. Zinxhiri i rritjes së çmimeve ndalon tek xhepi i konsumtatorit. Të gjithë e dime se këto 7 vjet kostoja e jetesës vetëm rritet. 🇦🇱 E vetmja mundësi për të shpëtuar ekonominë tonë është largimi i Ramës. Vendit i duhet ndryshim dhe këtë do ta bëjë Partia Demokratike!/Opinion.al

Pas