Kandidati për kreun e PS, Blushi ka shpjeguar në Opinion se përse nuk ka asnjë llogari në rrjetet sociale. “Nuk di të hap një llogari në Facebook, nuk e njoh. E konsideroj një komunikim fallso, nuk jam njeri i llastuar. Këta partizanët e partisë time e përdorin Instagramin për të parë sa të bukur janë. Këta janë fallso, nuk e pranoj këtë mënyrë komunikimi. Unë shes mendimet e mia, jo fotografitë, nuk kërkoj vota në rrjetet sociale. Nuk e përjashtoj, por nuk do të më shihni kurrë të jem një llogari në Instagram me fotot e mia”tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=9LTAL5FxnAI