Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 90 palestinezë të vrarë në Gaza, përfshirë 45 që po prisnin ndihmat

2025/07/03 at 4:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 90 palestinezë të vrarë në Gaza, përfshirë 45 që po prisnin ndihmat

Sulmet ajrore dhe të shtënat vranë 94 palestinezë në Gaza gjatë natës, përfshirë 45 që po përpiqeshin të merrnin ndihma humanitare shumë të nevojshme, thanë spitalet dhe Ministria e Shëndetësisë të enjten. Ushtria izraelite nuk komentoi menjëherë për këto sulme.


Pesë persona u vranë pranë vendndodhjeve të lidhura me Fondacionin Humanitar të Gazës – (GHF) ndërsa 40 të tjerë u vranë duke pritur ndihma në lokacione të tjera. Të enjten, organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International publikoi një raport ku akuzon Izraelin dhe GHF-në se po përdorin urinë si mjet për të vazhduar gjenocidin ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës.

Dhjetëra persona u vranë nga sulmet ajrore që goditën Gazën të mërkurën në mbrëmje dhe të enjten në mëngjes, përfshirë 15 persona që u vranë nga sulmet mbi tendat në zonën e gjerë të Muwasit, ku janë strehuar shumë palestinezë të zhvendosur.

Një sulm tjetër ndaj një shkolle në qytetin e Gazës, ku po strehoheshin të zhvendosur, vrau po ashtu 15 persona. Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023 ka kaluar 57,000. Kjo shifër përfshin edhe 223 persona që ishin zhdukur por tani janë shpallur të vdekur. Ministria nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve, por thotë se më shumë se gjysma e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

Viktimat vijnë në një kohë kur Izraeli dhe Hamasi po afrohen drejt një armëpushimi të mundshëm që do të përfundonte luftën 21-mujore.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se Izraeli kishte rënë dakord për kushtet e një armëpushimi 60-ditor në Gaza dhe i bëri thirrje Hamasit ta pranonte marrëveshjen para se situata të përkeqësohej.

Por përgjigjja e Hamasit, që theksoi kërkesën për përfundimin e luftës, ngriti pikëpyetje nëse kjo ofertë do të mund të konkretizohej në një ndalim real të luftimeve. Ushtria izraelite fajëson Hamasin, organizatw e shpallur terroriste nga SHBA dhe BE, për viktimat civile, duke thënë se grupi operon nga zona të banuara, raporton AP.

Ajo tha se kishte sulmuar militantë të Hamasit dhe lëshues raketash në veri të Gazës, të cilët kishin lëshuar raketa drejt Izraelit të mërkurën.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International me seli në Mbretërinë e Bashkuar dënoi si Izraelin, ashtu edhe Fondacionin Humanitar të Gazës, të cilin SHBA dhe Izraeli e kanë caktuar për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gaza, duke ia marrë këtë rol rrjetit të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara. Raporti i Amnesty thotë se Izraeli e ka “kthyer kërkimin për ndihmë në një kurth për palestinezët e dëshpëruar dhe të uritur” përmes pikave të shpërndarjes të militarizuara. Kushtet kanë krijuar “një përzierje vdekjeprurëse urie dhe sëmundjesh që e kanë çuar popullsinë përtej pikës së durimit,” thuhet në raport.

Ministri i Jashtëm i Izraelit e dënoi raportin e Amnesty International, duke thënë se organizata “është bashkuar me Hamasin dhe ka përvetësuar plotësisht të gjitha gënjeshtrat propagandistike të tij.” REL



Ju sugjerojmë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Para
Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në

Temperaturat e larta/Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit

Kaos në rrugët e Vlorës/Parkimet e paligjshme të makinave vështirësojnë qarkullimin

Kaos në rrugët e Vlorës/Parkimet e paligjshme të makinave vështirësojnë qarkullimin

Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve

Lezhë/ Në fokus pastrimi i plazheve, autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e pushuesve
















TE FUNDIT

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com