Aktualitet

VIDEO/ Bie zjarr në godinën e Bashkisë së Kamzës, tymi i zi mbulon zonën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 19/09/20 |
Al Do

Pjesa e hyrjes së godinës së Bashkisë së Kamzës është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka rënë disa minuta më parë ndërsa ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu ka shpërndarë pamjet.

Ndërkohë, mbi tarracën e hyrjes së Bashkisë, shihet një person me shkallë që tenton të lëvizë diçka mes flakëve, ndërsa një tjetër tenton të hapë me forcë derën kryesore por largohet.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga ky incident pasi në Bashkinë Kamëz sot nuk ka personel për shkak se është ditë pushimi./ Opinion.al

Pas