Emisionet

Video/Baza e Pasha Limanit, si mbetën 4 nëndetëset ruse nga 12 që erdhën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:21 - 13/10/21 |
el ida

Emisioni “Opinion” ka sjellë këtë të mërkurë një udhëtim në zonën e Karaburunit dhe bazën ushtarake të Pasha-Limanit. Një ndër elementëve më interesantë në këtë bazë janë edhe nëndetëset.

Historia e tyre nis në periudhën mes viteve ‘49-61 me raportet e miqësisë Shqipëri-Rusi. Pikërisht në atë periudhë në bazë u vendosën 12 nëndetëse, 4 prej të cilave i mbetën Shqipërisë.

Një pjesë e rëndësishme e pajisjeve detare ose luftë anije ishin vendosur gjithashtu në bazën e Pasha-Limanit. Baza përbënte  një lloj kërcënimi dhe vëzhgohej nga forcat e NATO-s dhe nga vendet e perëndimit.
Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, baza mori më shumë famë lidhur me pronësinë e nëndetësve. Katër i mbetën Shqipërisë, ndërsa 8 u rikthyen në Bashkimin Sovjetik./Opinion.al

Pas