Kryesore

Reshjet prekin të gjithë vendin, ulen temperaturat dhe nis dëbora


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:40 - 14/10/21 |
el ida

Dita e sotme do të karakterizohet nga vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje në të gjitha territorin e vendit. Sipas MeteoAlb në  zonat veriore dhe qendrore reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa në jug reshjet do të kenë një intensitet më të lartë. Në zonat malore verilindore dhe lindore parashikohen edhe reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi verilindor duke sjell në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Pas