Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Babai u vrau nënën, fëmijët: Na la, ajo vdiq veç për ne

2018/06/23 at 8:25 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Babai u vrau nënën, fëmijët: Na la, ajo vdiq veç për ne

Në datën 9 Qershor 2018, Çlirim Shaholli i mori jetën gruas së tij, Adriana Shahollit, duke i përplasur kokën në dysheme. Kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta, duke lënë në këtë mënyrë 6 fëmijët e tyre jetimë. Të afërmit e 40-vjeçares thanë se autori konsumonte alkool dhe e dhunonte vazhdimisht bashkëshorten Adrianën.


Emisioni “Stop” dhe fondacioni  “Fundjava ndryshe” shkuan në familjen Shaholli në Durrës, aty ku ka pllakosur zija dhe fatkeqësia. Fëmijët e viktimës treguan se u duhet të luftojnë për mbijetesë dhe për të mbajtur dhe të vegjlit.

“Gjithçka është krejt ndryshe nga përpara, sepse mungon kreu i shtëpisë. Mungon mamaja jonë! Tani jam unë dhe vëllai i madh që duhet të mbajmë motrat tona të vogla. Jemi ne që do forcohemi dhe do mundohemi t’ia dalim mbanë, por kemi nevojë edhe për ndihmë”, rrëfeu vajza e madhe e familjes Shaholli.

Në murin e shtëpisë së rrënuar ndodhet një pikturë, të cilën e ka bërë vajza, pasi sipas saj, ia ndjeu zemra për ta bërë në mënyrë që ta kenë gjithmonë pranë të ëmën.

“Bëra atë çfarë kisha përbrenda, dua ta kem kujtim që sa herë ta shikoj, të ndjek rrugën e mamit… Do ta bëj krenare, sepse ajo ka vuajtur shumë dhe nuk dua ta zhgënjej në asnjë moment. Na la, ajo vdiq veç për ne, që ne të jemi më mirë nga më parë. Ajo ka qenë bota për ne!”, u shpreh ajo, duke treguar edhe marrëdhënien e saj të ngushtë me të ëmën, të cilën e konsideronte motër.

Vajza rrëfeu se ëndrra e saj më e madhe ishte të largohej nga Shqipëria dhe të punonte jashtë për të siguruar sa më shumë të ardhura për familjen e saj, ndërsa tani ajo do vetëm që motrat dhe vëllai i saj të ecin përpara dhe t’ia dalin mbanë për gjithçka çfarë duan.

“Gjithçka më duket e kotë për vete”, tha ajo mes lotësh, duke treguar se tanimë janë detyruar të punojnë edhe i vëllai me një prej motrave për të mbajtur familjen.

Ajo bëri apel për ndihmë për familjen e saj, duke qenë se tanimë është shtylla e shtëpisë dhe dëshiron që motrat dhe vëllai të vijojnë të arsimohen dhe të kenë një jetë normale, ashtu si çdo fëmijë tjetër.

Ndërsa vëllai tregoi se prej kohësh punon për të siguruar të ardhura për familjen, pasi i ati nuk punonte.

“Unë kërkoj ndihmë që të ndërhyni në shtëpinë tonë me sa keni mundësi, pasi siç e shikoni është e shkatërruar dhe e pasuvatuar. Është në gjendje të mjerueshme!”, u shpreh ai.

Emisioni “Stop” i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve për ndihmë dhe solidaritet për gjashtë jetimët fatkeqë./tvklan.al

 

Etiketa: ajo vdiq vetem per nebabai vrau nenenfemijet


Ju sugjerojmë

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

26 Qershor, 2026 9:04 am
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

26 Qershor, 2026 8:51 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

26 Qershor, 2026 8:41 am
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

26 Qershor, 2026 8:21 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

26 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

26 Qershor, 2026 8:19 am
Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Para
Falë këtyre ushtrimeve mund të hiqni dhjamin e mjekrës!

Falë këtyre ushtrimeve mund të hiqni dhjamin e mjekrës!

Pasojat e frikshme që lanë pas rrufetë gjatë natës

Pasojat e frikshme që lanë pas rrufetë gjatë natës

“Më morën 25 mijë euro”, zbardhet dëshmia e menaxherit që u grabit përpara bankës

Katër grabitje brenda një nate në Shëngjin, merren paratë
















TE FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
26 Qershor, 2026

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kiev, pak minuta pasi autoritetet ukrainase lëshuan alarmin për raketa ruse që po drejtoheshin...

Lexo më shumë

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
26 Qershor, 2026

Në Kukës kanë nisur punimet për ndërtimin e Institucionit të ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, një investim me vlerë...

Lexo më shumë

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
26 Qershor, 2026

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se institucionet përgjegjëse kanë marrë të gjitha masat për izolimin dhe bllokimin e ambienteve...

Lexo më shumë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
26 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Tiranë ish-presidentin e Francës, François Hollande, të cilin e ka nderuar me Medaljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}