Kryesore

Video/ Avioni ukrainas me lëndë eksplozive rrëzohet në Greqi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:46 - 17/07/22 |
Opi Nion

Një avion ukrainas është rrëzuar gjatë orëve të mbrëmjes në afërsi të Kavalas në Greqi. Avioni i mallrave tip Antonov ishte nisur nga Nishi i Serbisë për në Jordani dhe transportonte rreth 12 tonë lëndë eksplozive.

Nga informacionet e para mësohet se në bord ishin 8 anëtarë të ekuipazhit, të gjithë ukrainas të cilët dyshohen se kanë vdekur.

Sipas mediave greke pak para se të rrëzohej ekuipazhi kishte njoftuar kullën e kontrollit të Athinës se ka pësuar defekt dhe kërkoi të bënte ulje emergjente në aeroportin e Kavalës.

Duket se kjo nuk ka qenë e mundur pasi nga banorët vendas janë xhiruar pamje që tregojnë avionin të drejtohet me shpejtësi drejt sipërfaqes së tokës dhe një shpërthim i fuqishëm ka shoqëruar përplasjen.

Shpërthime të fuqishme kanë vijuar gjatë gjithë natës ndërsa sot në mëngjes situata është e qetë.

Gjithsesi forcat e policisë greke kanë mbajtur larg banorët dhe mediat pasi ende nuk dihet me saktësi se çfarë lënde kishte avioni. Edhe zjarrfikësit janë në vendngjarje, por nuk kanë ndërhyrë.

 

Pas