Angela Merkel, kancelarja në largim e Gjermanisë, është treguar e kujdesshme dhe nuk ka preferuar të afrojë dorën e saj me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Ashtu sikurse është bërë zakon tashmë në kohët e Covid, Merkel ka zgjatur vetëm grushtin, ndërkohë që bashkatdhetarja e saj është afruar për një shtrëngim duarsh në një samit në Bruksel, që ndoshta do të jetë dhe i fundit për kancelaren në largim./Opinion.al