Kronikë

VIDEO/ Aksident me vdekje në Yzberisht


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:57 - 11/05/21 |
Opi Nion

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M. 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues  F. A. Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi 45-vjeçar i motorit.

E lënduar ka mbetur edhe drejtuesja e mjetit E.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas