Kronikë

Emri/ Aksidenti në Tiranë, kush është “Xubi” i Yzberishtit që humbi jetën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:53 - 11/05/21 |
Opi Nion

Është identifikuar personi që humbi jetën ditën e sotme në aksidentin në Yzberisht. Raportohet se ka humbur jetën Fatmir Avdillari i njohur ndryshe si ‘’Xubi’’ i Yzberishtit.

Ai ishte duke udhëtuar me motor teksa u përplas me dy automjete të tjera. Sipas policisë në aksident u përfshi mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjeti motor me drejtues 45-vjeçarin Avdillari. Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje ky i fundit.

45-vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar më parë për vrasje, dhe pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat, Kashar e Yzberisht në vitin 2017.

Ai dyshohej se ishte kapoja i një grupi që shpërndante drogë në këto zona, teksa gjatë operacionit ”Qelqi” iu kapën 30 kg hashash dhe një armë pa leje./Opinion.al

Pas