Kronikë

VIDEO/ Aksident me pasojë vdekje në Tiranë


               Publikuar në : 21:51 - 23/08/19 |
Al Do

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tirnanë në zonën e Unazës së Re.

Sipas burimeve të policisë një automjet i drejtuar nga një shtetas me iniciale E.S, 32 vjeç ka goditur një këmbësor rreth të pesëdhjetave.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Teodor Keko” në afërsi të “Unazës së Re”.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e viktimës. /Opinion.al

Pas