Bota

Video/ 62-vjeçari përlot me mesazhin pak para vdekjes nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:48 - 14/09/20 |
Opi Nion

929 mijë persona kanë humbur jetën në të gjithë botën nga pandemia COVID-19. Shumë persona, viktimë e COVID-19, nuk kanë mundur  të përshëndesin për herë të fundit familjarët e tyre.

Ndërkohë, një rast prekës është regjistruar në Turqi. 62-vjeçarit Yasar Unal nga Corumi në Turqi kishte lënë një video-mesazh në telefonin e tij para se të humbte jetën nga koronavirusi.

Në video, 62-vjeçari i bën thirrje të gjithëve që të kujdesen për veten dhe të mos i neglizhojnë masat anti-Covid.

“Më merret fryma, tensionin e kam të lartë dhe kam temperaturë. Unë u bëra vonë, ju lutem mos e bëni këtë dhe kujdesuni për veten. Mirupafshim të gjithëve”, shprehet ai në video-mesazh.

Mediat turke publikuan mesazhin e tij duke marrë edhe shpjegime nga familjarët se si e kishin zbuluar videon.

“Pasi varrosëm babain, vendosëm në karikim celularin dhe zbuluam videon që ai e kishte bërë kur ishte në intubim”, tregon i biri i tij.

Turqia numëron më shumë se 7 mijë raste me koronavirus që prej fillimit të pandemisë, duke qenë një ndër vendet që janë prekur më rendë prej pandemisë. / Opinion.al

Pas