Aktualitet

Vetting/ Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme


               Publikuar në : 09:51 - 26/02/20 |
Opi Nion

Gjyqtarja në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka është konfirmuar në detyrën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Për më shumë se një dekadë, Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

Gjoka ka mundur të kalojë të tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, analizën e pasurisë, kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale./ Opinion.al

Pas