Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1916/Intervista me Esat Pashën në lidhje me situatën në Turqi dhe Shqipëri

2020/02/26 at 10:15 AM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
1916/Intervista me Esat Pashën në lidhje me situatën në Turqi dhe Shqipëri

Aurenc Bebja– “L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 10 shtatorit 1916, në ballinë, intervistën e saj me Esat Pashë Toptanin, në lidhje me situatën politike asokohe në Turqi dhe Shqipëri.


Esat Pasha

Çfarë mendon për turqit e rinj dhe udhëheqësit e tyre. – Situata në Shqipëri

Esat Pasha sapo ka mbërritur në Selanik, ku do të udhëheqë trupat shqiptare që zbarkuan javën e kaluar.

Shef i një prej klaneve më të fuqishme në vendin e tij, ai është një lloj feudali me ushtarë, i cili ushtron mbi rajone të gjera autoritetin e tij të padiskutueshëm. Ky njeri, i aftë dhe energjik, ka luajtur vitet e fundit një rol që është shumë i njohur për publikun dhe që është e nevojshme të flasim për karrierën e tij. Mjafton të themi që nga fillimi i armiqësive, ai ka mbështetur anën e aleatëve, të cilëve u ka dhënë shërbime shumë të vlerësuara.

Kur ai u nis për në front, unë munda të bisedoja me kreun e qeverisë shqiptare. Senati shqiptar e zgjodhi atë kryetar të qeverisë më 6 tetor 1915. Me trup mesatar, i shkathët dhe i fortë, Esat Pasha jep një përshtypje force dhe sigurie të qetë. Fytyra e tij esmere, me tipare të rregullta, gjallërohet nga dy sytë e qeshur, kur ai flet për episode të caktuara të ekzistencës së tij, një flakë me reflektime të zjarrta. Një njeri aksioni mbi të gjitha, i shkathët, ambicioz, ai gjithmonë e ka treguar veten të mirë me miqtë e tij dhe të pamëshirshëm ndaj armiqve të tij.

Natyrshëm, ne i flasim për Turqinë dhe turqit e rinj, të cilët e dënuan me vdekje disa vite më parë. Ai flet për ta me një largpamësi të përsosur :

— Ata janë, për pjesën më të madhe, më tha ai, njerëz interesi, pa ideal patriotik.

— Çfarë mendoni për fuqinë e tyre të rezistencës ?

— Unë nuk mendoj se ata mund të ofrojnë një rezistencë shumë serioze.

— Sa burra mund të ketë ushtria turke ?

— 800.000 burra afërsisht, me rezervat. Esat Pasha më pyet se çfarë përshtypjesh mora nga udhëtimi im në Kostandinopojë, dhe, meqë kemi njohur të njëjtët politikanë atje, biseda fillon për këtë temë. Enver pasha, Halil beu, Talaati, Mithat Shukri beu, Karaso efendiu, personazhe të këtij romani të jashtëzakonshëm që kanë përshkruar Turqit e Rinj dhe të cilët, të nisur në gjak, pa dyshim që do të përfundojnë ashtu, kalojnë me radhë para nesh.

— Karaso efendiu, më thotë Esati, është një lloj “kukulle”. Në kohën time, ai luante kryesisht rolin e spiunit të “Komitetit” për të cilin vazhdimisht ankohej me qëllim provokimin (zbulimin) e fshehtësive. Disa kohë pas hyrjes në luftë të Turqisë, ai vuri gjithçka në lojë për të tërhequr Italinë në folenë e grenzave; por qasjet e tij ndaj Ministrit të Italisë, me të cilin ishte takuar në lozha, qenë të kota. Sa i përket Halilit, tani Ministër i Punëve të Jashtme, ai është ndoshta njeriu i vetëm në “Komitet” që është i sinqertë; por ai nuk shkëlqen me inteligjencën e tij.

— Po Enveri ?

— Enver Pasha është diktatori i vërtetë i Turqisë. Padyshim që Talaati ushtron një ndikim të madh në fatet e vendit të tij, por, thelbësisht, duhet që në fund të fundit t’u referohet vendimeve të Enverit; ky i fundit nuk i mungon një lloj vlere, por, u nënshtrua ndaj Gjermanisë dhe humbi të gjithë pavarësinë e gjykimit; ai ecën verbërisht.

— A besoni se një ndryshim politik, në rrethanat aktuale, është i mundur në Kostandinopojë ?

— Pse jo? Gjithçka është e mundur në atë vend. Një revolucion mund të shpërthejë papritmas dhe të vë gjithçka në diskutim.

— A keni pasur mundësinë të hyni në kontakt me ish-sulltanin Abdyl-Hamid ?

— Po, dhe në rrethana mjaft origjinale, pasi unë isha përgjegjësi që e njoftova për shkarkimin e tij ! Unë isha pjesë e një delegacioni të përbërë nga disa politikanë, përfshirë Karaso efendiun. Ky delegacion kryesohej nga Ministri i atëhershëm Detar, por ky i fundit, i frikësuar, u tërhoq para se të mbërrinte në pallat; të tjerë e imituan atë dhe, më në fund, mbetën vetëm tre nga ne kur arritëm para sulltanit.

— Abdyl-Hamidi, pra, ngjallte, pavarësisht situatës së tij, ndjenja frike ?

— Ish-sulltani është një njeri i shquar, thotë Esat Pasha, me një ton të bindur; ai nuk është vetëm inteligjent, por edhe shumë i guximshëm. Gjithçka që është thënë për mënyrën se si ai na priti është thjesht një legjendë. Ai na dëgjoi pa u nervozuar, me një mënyrë shumë dinjitoze.

E pyes Esat Pashën në lidhje me situatën shqiptare dhe në mënyrë të veçantë për lajmet që qarkullojnë për një kryengritje të përgjithshme të popullatës kundër austriakëve.

— Është e vështirë të kontrollosh këto informacione, më thotë ai, por e gjithë kjo mund të jetë e saktë, veçanërisht nëse austriakët kanë keqtrajtuar popullsinë.

— Çfarë mendoni për operacionet ushtarake që synojnë hyrjen në Serbi përmes Shqipërisë ? A do të ishte i realizueshëm ky plan ? A nuk do ta pengonte natyra e terrenit ?

— Mendimi im është që operacioni për të cilin po flisni nuk është i zbatueshëm dhe mund të ndërmerret në kohën e duhur; terreni nuk e kundërshton aspak atë…

C. IBANEZ DE IBERO

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-echo-de-paris-1916-intervista-me-esat-pashen-ne-lidhje-me-situaten-ne-turqi-dhe-shqiperi/



Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Para
Hong Kongu dhuron pagë mujore për banorët mbi 18 vjeç

Hong Kongu dhuron pagë mujore për banorët mbi 18 vjeç

Si të mbroheni nga koronavirusi

Si të mbroheni nga koronavirusi

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve të Ballsh

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve të Ballsh
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}