Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VETINGU/ Nuk justifikon pasurinë, gjyqtari Thanza: Kam humbur rritjen e fëmijëve për punën

2018/07/10 at 11:21 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
VETINGU/ Nuk justifikon pasurinë, gjyqtari Thanza: Kam humbur rritjen e fëmijëve për punën

Gjyqtari shkodran, anëtar i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza nuk e ka patur aspak të lehtë sot në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi edhe mospërputhshmëri mes deklaratave të tij të pasurisë, dorëzuar në mënyrë periodike dhe asaj të dorëzuar në kuadër të vettingut.

Sipas KPK-së, të ardhurat e familjes Thanza në periudhën 1992-2003, nuk kanë qenë të mjaftueshme për të justifikuar vënien e pasurive të deklaruara. Trupi gjykues konstatoi se Thanza ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje dhe po ashtu nuk e justifikon pasurinë, referuar deklaratave që ka bërë në ILDKPI gjatë viteve.

Vetë gjyqtari shkodran, duke folur për mosjustifikimin e pasurisë, tha: “Ajo pasuri është djersa jonë, buka dhe e ardhmja e fëmijëve të mi. Kam humbur fëmijërinë e tyre, duke u përkushtuar në punë”.

Pasuria

Gjyqtari ka një apartament banimi me sipërfaqe 136 m2 në rrugën ‘Zogu i Parë’. Për këtë apartament ka një anomali, njëherë është shkruar 1.2 milionë lekë blerja dhe 1.8 milionë lekë rikonstruksioni. Pastaj është shënuar +18 m2. Ky formular është ndryshuar dhe pse ka qenë i dorëzuar në ILDKP. Vlera e apartamentit e deklaruar nga Thanza nuk përputhet me çmimin e kontratës së shit-blerjes që është 1.2 milionë lekë. Në deklarimin e vitit 2004 mungon deklarimi i një garazhi, që e ka deklaruar në deklaratën e Vettingut.

Gjyqtari Thanza nuk ka justifikuar burimet për blerjen e këtij apartamenti. Çmimi mesatar në vitin 2000, sipas Hipotekës, ka qenë më i ulët nga ç’thotë gjyqtari. Gjithashtu, Thanza ka dhe një apartament me sipërfaqe 113 m2 te Komuna e Parisit, në Tiranë. Ky apartament është deklaruar nga z. Alibali, e cila bashkëjeton me gjyqtarin. Edhe në këtë apartament ka diferenca, njëherë është deklaruar 1.9 milionë lekë, njëherë 4 milionë lekë.

Apartament dubleks në Gjirin e Lalzit. Ka dhe një garazh te Komuna e Parisit. Këtë pasuri gjyqtari nuk e ka deklaruar asnjëherë më parë. Këtë e deklaroi vetëm për Vettingun. Për garazhin Thanza ka thënë thjesht se e ka harruar. Thanza dhe bashkëshortja e tij, notere, kanë mungesë të burimeve të ligjshme financiare. Ka diferencë të madhe të të ardhurave e shumave të shpenzuara. Për vitet 1992-2003 ka minus mbi 2 milionë lekë. Në vitin 2003 ka minus 3 milionë lekë. Ka shumë prona dhe nuk i justifikon me rrogën. E ka falsifikuar formularin e deklarimit të shtëpisë në Shkodër.

Etiketa: Admir Thanzagjyqtariveting

Ju sugjerojmë

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)
Aktualitet

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

4 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

4 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Para
E fundit/ Aksidentohet George Clooney

E fundit/ Aksidentohet George Clooney

Sulltani i shekullit të XXI, emëron dhëndrin ministër të Financave

Sulltani i shekullit të XXI, emëron dhëndrin ministër të Financave

VETINGU/ Nuk justifikon pasurinë, gjyqtari Thanza: Kam humbur rritjen e fëmijëve për punën

‘Xhaxha të lutem më shpëto", gjyqtari Admir Thanza përlotet në veting: Pranova burgun për nipin, vjedhjen s'e kam bërë unë

TE FUNDIT

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
4 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, diskutoi mbi situatën aktuale...

Lexo më shumë

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji i ka kthyer përgjigje akuzave se ka hapur “një front të dytë” në Partinë Demokratike...

Lexo më shumë

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
4 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji i është përgjigjur nga emisionin “Opinion” kryedemorkatit Sali Berisha në lidhje me komentet e bëra për takimet e...

Lexo më shumë

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Ervin Salinji thotë se PD ka nevojë për një riorganizim, duke theksuar se deri më tani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com