Fanella e Uruguait me katër yje në stemën e saj mund të befasojë shumë tifozë futbolli, por ka një shpjegim për këtë.
Vendi i Amerikës së Jugut ka nga një yll për Kupën e Botës në vitin 1930 (Botërori i parë) dhe për Kupën e Botës në vitin 1950. Megjithatë, dy yjet e tjerë janë për titujt e Lojërave Olimpike në vitet 1924 dhe 1928.
FIFA organizoi disiplinën e futbollit në ato Lojëra Olimpike, të zhvilluara përkatësisht në Paris dhe Amsterdam, dhe Uruguai triumfoi në të dyja rastet.
Muzeu i FIFA-s në qytetin zviceran të Zyrihut konfirmon këtë fakt dhe i klasifikon ato Olimpiada si kampionat botëror: “Duke fituar medaljen e artë olimpike në 1924 dhe 1928 dhe Kupën e Botës në 1930, Uruguai arriti një “hat-trick” të titujve botërorë”.
Megjithatë, trupa e madhe e futbollit në vitin 2021 i kërkoi Uruguait që të hiqte dy yje nga fanella. Vendi i Amerikës së Jugut apeloi dhe mundi të mbajë të katër yjet.