Bota

Hungaria konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:20 - 24/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë se parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO në fillim të vitit të ardhshëm.

Orban tha në një konferencë pas një takimi të Grupit të Vishegradit në Sllovaki se qeveria e tij kishte vendosur tashmë që Hungaria do të mbështeste pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe se parlamenti i vendit do ta vendoste këtë pikë në axhendën e tij në sesionin e tij të parë vitin e ardhshëm.

Hungaria dhe Turqia janë të vetmet anëtarë të aleancës që nuk e kanë miratuar ende pranimin./Opinion.al

Pas