Kronikë

Nga Tivari në Fier, si u kap kokaina mes plehut kimik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:44 - 24/11/22 |
Opi Nion

Një sasi prej  400 kg pleh kimik të përzier me kokainë u kap gjatë një operacioni të  DEA-s amerikane në bashkëpunim me  SPAK dhe policinë malazeze. Mësohet se sasia e lëndës narkotike ka ardhur nga Mali i Zi drejt Shqipërisë.

Deri tani janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve në Tiranë. Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë përgjuar që nga muaji korrik.

Ndërkohë, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

Sipas informacioneve,  sasia e drogës ka mbërritur në portin e Tivarit nga Kolumbia, prej ku është transportuar në Fier./ Opinion.al

 

Pas