Aktualitet

Vendimi për Imerajn, Kim: Është koha për të treguar guxim dhe integritet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:44 - 22/06/21 |
Opi Nion

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj, por ditën e djeshme përmes një njoftimi Institucioni i Komisionerëve Publikoi bëri me dije se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka rekomanduar të kërkojë ankimin e vendimit të KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar sot edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Në një postim në twitter shkruan se të gjithë do të shikojmë nga afër se çfarë do të ndodhë teksa thekson se është koha për të treguar guxim dhe integritet.

“Në përputhje me rolin e saj kushtetues në procesin e verifikimit, vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM dje rekomanduan Komisionerët Publikë të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme http://ikp.al/wp-content/uploads/2021/06/Rekomandim-p%C3%ABr-vendimin-e-KPK-s%C3%AB-nr.-363-dat%C3%AB-1.4.2021.pdf

Të gjithë duhet të shikojmë nga afër se çfarë do të ndodhë më pas. A do të jetë përgjigjja për të treguar guxim dhe integritet për të dhënë drejtësi apo, siç e kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, do të ketë përpjekje për të devijuar duke sulmuar procesin e vettingut dhe duke shpifur për vëzhguesit ndërkombëtarë?

 A do t’i shërbejnë mediat publikut dhe ta mbulojnë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të bien dakord të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër? Koha është tani për të treguar guxim dhe integritet. Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë. Koha që Shqipëria të ecë përpara hap pas hapi. SHBA do të jetë me ty”, shkruan Kim./Opinion.al

 

 

Pas