Aktualitet

Vendimi i Zhukrit për të njohur 11 Dhjetorin, gjykata pranon ankimimin e Alibeajt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:44 - 22/04/22 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e kreut te grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeajt, i cili ankimoi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, që regjistroi statutin e PD të Kongresit të 11 Dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

Ka qenë gjyqtarja Blerina Muça, ajo që ditën  e sotme ka pranuar ankesën e depozituar nga Alibeaj. Në njoftim thuhet se kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

“Sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, ne lidhje me kerkesen e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trup gjykues, vendosi ne dhome keshillimi:

– Pranimin e ankimit te pales ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Tirane. – Kunder vendimit nuk lejohet ankim”, thuhet në vendimin e gjyqtares.

Pas