Aktualitet

Vendimi i qeverisë, shpërblim për policët dhe mjekët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:46 - 25/12/20 |
Opi Nion

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpërblejë për fundin e vitit efektivët e policisë dhe mjekët.

Vendimi, i botuar Fletoren Zyrtare, ka ardhur pas propozimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe është miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Në këtë mënyrë, pas pensionistëve, shtohen edhe këto 2 kategori për shpërblim.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat  për  përcaktimin  e  pagave  dhe  të shpërblimeve”,  dhe  të  nenit  12,  të  ligjit  nr. 88/2019,  “Për  buxhetin  e  vitit  2020”,  të ndryshuar, me  propozimin e  ministrit  të  Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Në  fund  të  pikës  9,  të  vendimit  nr.  929,  datë 17.11.2010, të  Këshillit të Ministrave, të  ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përjashtimi  kufizues  sa  më  sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat  e  Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga Fondi  i  Sigurimit  të  Detyrueshëm  të  Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.”. Ky   vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në dokumentin në Fletoren Zyrtare.

Qeveria ka bërë një ndryshim në vendimin e viti të shkuar ku thuhej se të gjithë punonjësit e administratës nuk do të marrin asnjë shpërblim të veçantë për festat e fundvitit./ Opinion.al

Pas