Aktualitet

Vendimi i qeverisë, libra falas me një përdorim për nxënësit nga klasa e 1 në të 3



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 19/12/22 |
Opi Nion

Nxënësit nga klasa e parë në të tretë do të kenë tekste shkollore falas me një përdorim. Lajmin e ka dhënë ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Kushi tha se ky vendim është marrë për shkak të vështirësitë të nxënësve të vegjël për të mirëmbajtur tekstet por edhe për shkak të programit mësimor.

“Qëllimi është të lehtësojmë barrën financiare të familjeve dhe e kemi specifikuar që janë tekste shkollore në përdorim falas. Nxënësit pas i përdorin 1 vit, duhet t’i dorëzojnë që t’i marrë viti tjetër. Këto do të zgjasin për 3 vite. Nëse nuk përdoren, mund të zëvendësohen edhe pas vitit të parë apo të dytë. Për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, nxënësve t’u jepen tekstet falas çdo vit. Vendosëm kështu sepse për nxënësit e klasave fillore janë shumë të vegjël për t’i ruajtur por edhe se ka tekste e shënime që është e vështirë për t’u fshirë. Arsyeja pse kemi vendosur që për klasat e tjera të jenë në përdorim falas e të trashëgohen nga një brez në tjetrin është që të mësojnë ta mirëmbajnë e ta përdorin nga një brez në tjetrin”, tha Kushi.

Pas